Categories Kuriozitete

Pronarja e ‘Bet365’ rrit rrogën me 45% në £469 milionë (fotot)

Denise Coates, shefja e rrjetit britanik të basteve sportive Bet365, raportohet sot se ka caktuar rrogën e saj re në 469 milionë paundë, duke u bërë më e paguara në historinë e Britanisë. Manjatja 53 vjeçare e bixhozit, ka rritur rrogën e saj me 45 perqind, ndërsa prej vitit 2016 te ardhurat e saj llogariten në 1.3 miliardë paundë, shkruan DailyMail.

Në fjalë të tjera, nga prilli 2019 ajo ka fituar për veten e saj 1.3 milionë paundë çdo ditë, duke arkëtuar rreth 2,360 herë më shumë se kryeministri i vendit. Rroga e saj rezultonte më e madhe se të gjithë drejtorët në Britani, madje disa herë më e madhe se rroga e përbashkët e 100 drejtuesve të kompanive më të mëdha, të marra së bashku.

Në total, kompania Bet365 i ka dhënë një rrogë prej 607 milionë paundë drejtorëve të mëdhenj, duke përfshirë dhe vëllane e zonjës Coates, John.

Kjo shifër është 699 herë më e madhe sesa donacioni i Bet365 për organizatën e ndërgjegjësimit kundër bixhozit, GambleAware, e cila perpiqet te ndihmoje te prekurit nga varësia prej fenomenit te rende. Rroga e zonjës Coates llogaritej me 421 milionë paundë neto, si dhe £48milionë përqindje nga  50 përqind e aksioneve që zotëron.

Vetë familja Coates llogaritet me një pasuri prej £6.8 miliardë, ndërsa zonja Coates eshte gruaja e 5-të më e pasur e Britanisë, pas Marit e Kirsten Rausing, Charlene de Carvalho-Heineken e Kirsty Bertarelli.

Ajo ka trashëguar bizneset nga babai i saj dhe ka rritur ndjeshëm biznesin me një fushatë agresive reklamash, në të cilat shfaqet aktori britanik Ray Winston. Kompania e bixhozit punëson rreth 5,100 me seli kryesore në Stoke-on-Trent, Britani, si dhe në Gjibraltar. Familja Coates zotëron gjithashtu klubin e futbollit Stoke City dhe janë nga taksapaguesit më të mëdhenj në Britani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME