Categories Kuriozitete

Qyteti i nëndheshëm 3 mijë vjeçar që u zbulua rastësisht

Derinkuyu është qyteti i nëndheshëm që u zbulua rastësisht në Turqi, që mendohet se është i vjetër 3000 vjet.

Janë 13 kate që zbresin në nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz. Madje aty ka edhe gjurmë të qendrave religjioze, magazinë, kantinë vere dhe stalla për kafshët. Në nëntokë janë gjetur salla ngrënieje, kuzhina të nxira nga bloza, dyqane ushqimore, një shkollë, dhoma të shumta dhe madje edhe një bar.

Qyteti ka përfituar nga prania e një lumit të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët.  Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara. Por të mendosh që një vepër e tillë është realizuar në një epokë shumë të largët, është e mahnitshme, e krahasueshme vetëm me piramidat e Egjiptit.

Në Derinkuyu, për shkak të butësisë së gurit, ndërtuesit duhej të ishin shumë të kujdesshëm , për të siguruar mbështetje të mjaftueshme në katet e sipërme me kolona. Në të kundërt do të ndodhte katastrofa. Në fakt është e habitshme se si nuk ka ndodhur një gjë e tillë, kështu që duhet të mendojmë se ata  kanë qenë shumë të aftë dhe e njihnin mirë materialin shkëmbor, me të cilin po punonin.

Duke folur për popuj antikë, është e vështirë që të imagjinosh se si e kanë realizuar një vepër të tillë. Ndoshta janë ndihmuar nga ndonjë qytetërim tjetër? Por kush e ka ndërtuar këtë qytet të nëndheshëm? Dhe për çfarë motivi janë detyruar që të jetojnë në nëntokë? Përse dikush do të preferonte të jetonte në thellësitë e këtyre shpellave të çuditshme?

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët, transmeton Shqip.

Disa të tjerë besojnë se është ndërtuar nga Hitejtë, njerëzit luftëtar të përmendur edhe në Bibël dhe që kishin lulëzuar qindra vjet më parë. Por është e mundur që qyteti nëntokësore të jetë edhe më i vjetër? Sipas teoricienëve të “Astronautët e Lashtë “,  qyteti është ndoshta disa mijëra vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME