Categories Kuriozitete

Rrëfimi i gjigantit nga Pakistani që është i gjatë afro 250 centimetra

Pavarësisht faktit se prindërit e tij kanë një gjatësi normale, 21-vjeçari Mudassiri thotë se ka qenë 182 centimetra i gjatë kur ishte vetëm 10 vjeç dhe 213 centimetra kur ishte nxënës në shkollën e mesme.

Prindërit e tij, fillimisht ndiheshin krenar që djali i tyre ishte më i gjati mes shokëve, por kur ai shkoi 182 centimetra, filluan të shqetësoheshin. Mudassir nga Lahore e Pakistanit thotë se ishte jo vetëm fëmija më i gjatë në shkollë, por edhe në lagjen ku ishte rritur.

“E besoni! Kam qenë 1.8 metra kur isha vetëm 10 vjeç dhe kur hyra në shkollën e mesme isha 2.1 metra. Prindërit nisën të shqetësoheshin sepse çdo ditë po zgjatesha gjithnjë e më shumë. Nuk gjenin shpjegim, se si unë po zgjatesha aq shumë, ndërsa vëllezërit e motrat e mia jo”, tha Mudassiri. Prindërit e dërguan djalin në dhjetëra mjekë, e të gjithë dolën në përfundimin se ai ka një çrregullim hormonal që e bën shumë më të gjatë se bashkëmoshatarët.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një viti e gjysmë dhe isha 246 centimetra. Fëmijëria ishte normale, por sistematikisht ngacmohesha nga shokët e shkollës. Më kanë vendosur shumë epitete. Kisha vështirësi të futesha në autobus apo të ulesha në bankat e shkollës”, shtoi ndër të tjera 21-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME