Categories Kuriozitete

Sekretet e çuditshme të gjetura brenda dhomave private të Pablo Escobar

Pablo Escobar, personi i cili kishte ndërtuar ‘’perandorinë e drogës’’, ishte një nga njerëzit më të pasur në atë kohë, kështu duke jetuar një jetë super luksoze, transmeton Gazeta Metro. Dy agjentët të DEA-s, që përcollën mbretin e drogër për muaj të tërë, arritën ta njohin atë më së miri, vetëm kur ai tentoi të ikte nga burgu. Agjentët Steve Murphy dhe Javier Pena, mësuan shumë për Esobarin, gjatë 1 viti e gjysmë që qëndruan në Kolumbi,duke kërkuar atë, gjatë viteve të 90-ta.Esobar u dorëzuar në 1991 dhe ra dakord për burgim 5 vjeçar. Menjëherë pas kësaj, ai ndërtoi suita të mëdha për veten e tij në burgun e Medellin, dhe vendosi njerëzit përgjegjës për objektin, ndërsa ai merrej me perandorinë e tij të drogës. Një vit më vonë, qeveria u përpoq ta transferonte atë në një burg të vërtetë, por Escobar shpëtoi. Ndërsa burgu, në të cilin qëndroi ai përshkruhet nga agjentët si një vend luksoz, që nuk i ngjan një burgu normal. ‘’Burgu ishte shumë luksoz, kishte televizion, frigoriferë, dhe pajisje stereo. Escobar nuk fjeti kurrë në të njëjtin vend për më shumë se dy netë radhazi. Kjo përfshinte edhe qelinë e tij të burgut. Ai përdori vilat aty pranë për ahengje, dhe shkonte të flinte në secilën prej tyre.”Me sa duket, mbreti vrastar ishte i veçantë për vendin se ku e bënte biznesin e tij. ‘’Escobar kishte një fiksim për banjot e pastra dhe të vendosura mirë, saqë sa herë bastisnim një shtëpi në të cilën rrinte Escobar, gjithmonë gjenim një banjë të ndritshme, e të rregulluar aq mirë, dhe ishte e mbushur me pajisje të reja.’’ Edhe dhoma e gjumit dhe zyra e tij, ishin gjithashtu ‘’çuditërisht të këndshme’’. ‘’Në zyrën e tij, gjetëm një kuti filmi të gjuajtur në plehra. Kur zhvilluam filmin, gjetëm fotografi të Escobar të cilat i shndërruam në postera, që më pas do i përdornim për kërkimin e tij.’’Por si duket këta posterë, Escobarit i pëelqenin. Ai i mbante secilin nga ta, dhe gjithashtu çdo artikull që shkruhej për të, ruhej nga ai.Escobar, mbante edhe karikatura satirike, të cilat kishin lidhje me SHBA, e që kishin nënshkrimin e tikj, dhe ishin të gjitha të bëra nga lëkura. Për më tepër, aty u gjetën edhe disa vëllime se si duhet kujdesur për pëllumbat e shtëpisë. Pëllumbat u përdorën për të dërguar mesazhe te bashkëpuntorët e ndryshëm të Escobar dhe anëtarët e kartelit. Më shumë se 400 policë kolumbianë, u vranë gjatë 16 muajve të kërkimit të tyre, nga njerëzit që e mbronin Esobar-in. 5 muaj pas arratisjes së tij, autoritetet kolumbiane e përcollën dhe e gjuajtën atë, gjatë një shkëmbimi zjarri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME