fbpx
Kuriozitete

Sekreti i jetëgjatësisë, japonezi më i moshuar në botë tregon formulën

Mjafton të mos zemërohesh asnjëherë dhe të buzëqeshësh gjithnjë, për të festuar qetësisht 100 vjetorin e lindjes. Kjo është këshilla që vjen nga njeriu më i moshuar në botë i cili pret të festojë ditëlindjen e 112.

Sekreti për të jetuar 112 vjet dhe të hysh në rekordet Guines si njeriu më i vjetër në botë?

Mos u zemëro asnjëherë dhe buzëqesh gjithnjë. Kështu shprehet japonezi Uatanabe i cili sapo ka shënuar një rekord personal. I lindur në 5 mars në 1907-ën në Niigata, në veri lindje  të Japonisë, mori certifikatën e rekordit të arritur, në azilin e pleqve ku jeton, në qytetin e tij të lindjes. I vetmi ves i tij është se nuk i reziston dot ëmbëlsirave.

Rekordin e mëparshme e mbante një tjetër japonez i cili ndërroi jetë kur isjhte 112 vjec e 266 ditë. Ndërsa nëse do të flisnim për gratë, rekordi mbahet po nga një japoneze e cila festoi ditëlindjen e 117 në janar.

Japonia njihet për popullsinë më jetëgjatë, ku 70 mijë persona janë mbi 100 vjec, në një popullsi prej 126 milion banorësh. Rekordi botëror për burrin më jetëgjatë e mban një tjetër japonez i cili ndërroi jetë në moshën 116 vjecare në 2013-ën. Sipas Guines, rekordin absolut e mban një franceze Zhan Kalmen, e cila ndërori jetë në 1997-ën kur ishte 122 vjeç e 164 ditë./abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button