fbpx
Kuriozitete

Si ta përpiloni planin për zhvillim personal?

Për të qenë me të vërtetë të suksesshëm në karrierën ose pozicionin tuaj duhet të jeni të qartë se cilat janë qëllimet dhe interesat tuaja të zhvillimit profesional. Kjo mund të ju duket si këshillë e thjeshtë. Mirëpo, kur uleni të krijoni planin tuaj personal të zhvillimit do ta shihni se është pak më sfiduese sesa duket. Nëse doni të përmbushni qëllimet tuaja të zhvillimit personal dhe profesional, duhet të jeni më strategjik.

Plani për zhvillim personal është një formë për të ndihmuar punonjësit të arrijnë qëllime afatshkurta dhe afatgjata në karrierë. Ai gjithashtu ndikon në përmirësimin e performancës tuaj në punë. Në këtë plan ju duhet të përfshini aftësitë tuaja kyçe siç janë aftësitë teknike, profesionale dhe aftësitë për zgjidhje të problemeve.

Aftësitë teknike Aftësitë teknike janë thelbësore dhe ju nevojiten në baza ditore në punën tuaj. Ato dallojnë bazuar edhe në punën tuaj që keni. Për shembull, nëse punoni si IT ose siguri kibernetike, do t’ju duhen aftësi teknike në mbrojtjen e rrjetit kompjuterik. Apo nëse punoni në menaxhimin e granteve, aftësitë teknike që ju nevojiten do të jenë më shumë si analiza financiare ose njohuri të ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve për menaxhimin e granteve.

Aftësitë profesionale Këto aftësi janë ato që ju përcaktojnë si profesionist. Sa mirë e menaxhoni kohën tuaj? A jeni të mirë në menaxhimin e konfliktit? A shkruani në mënyrë koncize dhe të qartë? Sa dini ta menaxhoni të folurit në publik? Siç mund ta shihni, aftësitë profesionale janë ato gjëra që ju bëjnë më efektiv. Ato ju bëjnë më efikas në përdorimin e aftësive tuaja teknike në maksimum.

Aftësitë për zgjidhjen e problemeve Pavarësisht sa të zhvilluara i keni aftësitë teknike dhe ato profesionale, ju do të përballeni me situata komplekse dhe të papritura. Aftësia juaj për t’u përshtatur dhe përgjigjur kur gjërat nuk shkojnë siç kishit planifikuar është një aftësi për zgjidhjen e problemeve. Përderisa rritni ekspertizën tuaj teknikisht, zhvillimi i kësaj aftësie do të bëhet edhe më e rëndësishme për ju.

Si ta dini se çka të përfshini në planin tuaj? Reflektoni. Bëni një vështrim serioz në pikat dhe fushat ku keni nevojë për përmirësime, si dhe konsideroni nivelin tuaj aktual të aftësive në një fushë të veçantë. Bashkëpunoni me kolegët në punë. Kërkoni informata ndonjë kolegu të punës që kaloni kohë më shumë së bashku. Mos ngurroni t’i pyesni ata se çka ju rekomandojnë të shtoni në planin tuaj.

Rrethoni veten me njerëz të suksesshëm. Kaloni më shumë kohë me njerëz që ju inspirojnë dhe që kanë treguar sukses në fushat e tyre. Pyesni ata se cilat aftësi mendojnë se janë thelbësore për suksesin e tyre dhe pranoni kritikat që ata ju ofrojnë, qoftë ato pozitive apo negative

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button