Kuriozitete

Si të ruani distancën sociale, krijohen këpucët që do t’i mbajnë njerëzit larg njëri-tjetrit

Grigore Lup, një këpucar rumun ka krijuar një lloj të ri këpucësh me zgjatim, për të bërë të mundur ruajtjen e distancimit social nga njerëzit. Këpucari nga qyteti Cluj tha se për krijimin e tyre kishte përshtatur një model që krijonte për teatrot apo ansamblet tradicionale të vallëzimit popullor.

Ai u shpreh se këpucët variojnë nga masa europiane 75, dhe se ideja për krijimin e tyre kishte ardhur nga mosrespektimi i distancës sociale. “Pashë njerëz duke mos respektuar rregullat e distancës sociale dhe i thashë vetes: le të krijojmë këpucë ose t’i ndëshkojmë ata që duhet t’i veshin, dhe mbase në këtë mënyrë ata do të mbajnë distancën”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close