Categories Kuriozitete

Si u bë shampanja pija e preferuar e të gjithëve?

Nuk ka kurrë një periudhë të papërshtatshme për të konsumuar një shishe me shampanjë, por festat janë veçanërisht koha më e përkryer për ta bërë këtë.

Jo vetëm kaq por shampanja është bërë një pije ikonike edhe në raste dasmash ,ditëlindjesh e gëzime të tjera familjare. Por pse kjo pije e veçantë është  bërë kaq e njohur vitet e fundit?

Një përgjigje të saktë vështirë se mund të japim por duke qënë se prodhimi i saj është i vështirë kjo e bën atë mjaft të preferuar.

Është një produkt i shtrenjtë sepse është i komplikuar për t’u prodhuar. Është një proces shumë i gjatë. Prandaj ne jemi të kufizuar në prodhim ,prodhimi i shampanjës është i vogël në shkallë globale. Pra, po, ne kemi konsumatorë që janë ndoshta më pak të prekur nga inflacioni se të tjerët, dhe vërejmë se që nga fundi i krizës së covid-19, njerëzit duan ta kënaqin veten. Ata duan produkte të mira dhe duan të festojnë, edhe nëse është thjesht një festë e thjeshtë. Dhe hapja e një shishe shampanje është, në vetvete, një festë, me miqtë, kështu që njerëzit po krijojnë raste festive”.

Që shampanja po bëhet një pije mjaft e pëlqyeshme këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit të shitjeve.

Sipas David Chatillon, kryetar i Unionit të Shtëpive të Shampanjës në Francë, shitjet e shampanjës kanë arritur përgjatë vitit 2022 në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me fitime që shkuan në 5.7 miliardë Euro.

Dhe ky vend evropian është në fakt shtëpia e kantinave më prestigjioze dhe më të shtrenjta të shampanjës në botë. Prodhuesit e kësaj pije gjatë vitit 2022 ja atribuojnë këtë bum fitimesh lehtësimit të  kufizimeve të lidhura me pandeminë e Covid-19 që çoi në një rritje të eksporteve.

“Eksportet po ecin mjaft  mirë. Tre tregjet tona kryesore, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Japonia, po ecin shumë mirë dhe po ashtu edhe destinacionet e tjera evropiane. Kështu që ne do të thyejmë rekorde përsa i përket eksporteve. Është e qartë që kemi rekrutuar konsumatorë të rinj. Marr shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Vlerësohet se kemi rekrutuar 1 milion konsumatorë që kanë mësuar ta konsumojnë shampanjën ndryshe. Ata e konsumonin atë jashtë shtëpive të tyre, në restorante apo klube nate. Ata vazhdojnë të bëjnë këtë , por tani po e konsumojnë edhe në shtëpi”.

Prodhimi i shampanjës në vitin 2022 ishte aq i mirë sa Chatillon e quan një mrekulli. Prodhimi ishte 45% mbi mesataren 5-vjeçare për shkak të kushteve të mira të motit.

Ka shumë fjalë për të përshkruar vitin 2022 , shpëtimtar, i jashtëzakonshëm… Epo, ishin të korra të  mrekullueshme, si në cilësi ashtu edhe në sasi. Na duheshin të tilla të për të kompensuar të korrat shumë të vogla të vitit 2021, ndoshta të korrat më të pakta në dekada, kështu që ne jemi shumë të lumtur. Këto janë verëra që  do të konsumohen pas 2, 3 ose 10 vjetësh”.

Shampanja është sinonim i pasurisë dhe luksit. I gjithë rrushi duhet të korret me dorë dhe vjelës të aftë të cilët vlerësojnë rrushin gjatë korrjes duhet të heqin çdo kokërr të kalbur.

Dhe ky kujdes që shkon deri në detajin e fundit reflektohet edhe në çmimet e këtij kësaj pije të zgjedhur e cila edhe  në të kalurën kishte statusin e pijes ekskluzive për të pasurit në oborret mbretërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME