Kuriozitete

Të bësh art me gatimin, kuzhinieri që “pikturon” në ushqim

Keisuke Inagaki është bërë i njohur për portretet që bën në ushqim. 51-vjeçari bashkoi dashurinë e tij për gatimin me animacionin në vitin 2011, kur doli vullnetar për të gatuar për fëmijët në Fukushima, i goditur nga cunami dhe katastrofa bërthamore.

Për të tërhequr vëmendjen e të vegjëlve, ai filloi të bënte vizatime në petulla. Sekreti i kuzhinierit është i thjeshtë: në vend të qumështit të rregullt, ai përdor qumësht soje. Kështu që petullat nuk dalin të verdha, por të bardha. Ky është një sfond i shkëlqyeshëm për një fotografi.

Një model i thjeshtë kërkon rreth 5 minuta nga Keisuke Inagaki, dhe një portret i detajuar zgjat deri në 30 minuta. Por vizitorët e restoranteve janë gati të presin për aq kohë sa u pëlqen të shohin një mrekulli të vogël. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close