fbpx
Kuriozitete

Teknika e ushtarakëve, ja çfarë duhet të bëni që t’ju zënë gjumi për dy minuta

Shumë pak e dinim se ekziston një teknikë e fshehtë ushtarake që përdoret për dekada, e cila pretendohet se ndihmon çdokënd të flejë në vetëm dy minuta.

Metoda është e detajuar në librin Relax and Ëin: Championship Performance, i cili u botua për herë të parë në vitin 1981. Metoda me katër hapa thuhet se përdoret nga ushtria amerikane për t’i ndihmuar ata të flenë gjatë situatave që nuk janë aq qetësuese, siç janë në fushat e betejës, dhe për të siguruar që ushtarët të mos bëjnë gabime për shkak të lodhjes.

Ja se si të bini në gjumë në dy minuta:

Relaksohuni të gjithë muskujt në fytyrën tuaj, përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve. Lëvizni shpatullat të ndjekur nga krahët tuaja lart-poshtë.

Frymëmarrja

Kur të jeni qetësuar, merrni frymë ngadalë dhe njëtrajtshëm, duke relaksuar muskujt e gjoksit. Përqendrohuni edhe në relaksimin e këmbëve në këtë moment, filloni nga kofshët dhe vithet dhe përfundoni me shputat. Dhjetë sekonda dorëzojuni plotësisht ndjenjës së relaksimit.

Pastrimi i mendimeve

Ekspertët propozojnë tre shembuj të teknikës vizuale. -Imagjinoni që jeni të shtrirë në barkë në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund. -Imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar. -Provoni që gjatë dhjetë sekondave të mos mendoni për asgjë. Nëse është e nevojshme, kthjelloni edhe më shumë mendjen duke përsëritur “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.

Teknika thuhet se funksionon për 96 përqind të njerëzve pas gjashtë javësh praktikë. Revista TIME raporton se një studim i 13 vendeve në vitin 2016 tregoi se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë më të lodhurit. Më shumë se një e treta e britanikëve nuk flejnë gjumë aq shumë sa duhet. Dr Neil Stanley, një ekspert i pavarur i gjumit për mbi 34 vjet, shprehet se kjo është një fenomen kulturor.

“Një arsye pse Sh.B.A ka një problem të tillë me gjumin është sepse ne kemi krijuar një shoqëri 24-orëshe më shumë se çdo vend në Evropë,” shpjegoi ai. NHS përshkruan shkaqet psikologjike (stresi, tronditja emocionale, depresioni dhe ankthi) e lodhjes janë shumë më të zakonshme sesa shkaqet fizike (për shembull anemia, tiroide nënvepruese, apnea e gjumit). Epo, unë mendoj se të gjithë e dimë se çfarë do të bëjmë këtë mbrëmje

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button