Kuriozitete

Tragjedi e dyfishtë/ Nëna mbyt aksidentalisht beben, bie mbi të pas atakut kardiak

Një nënë në Argjentinë ka shtypur për vdekje beben e saj të sapolindur pasi humbi ndjenjat e ra mbi të teksa i jepte gji. 30 vjeçarja Mariana Ojeda, e cila vuante nga tensioni i lartë, humbi ndjenjat e nuk u zgjua më duke rënë mbi vajzën e saj të vogël, teksa ishte në shtëpi me dy fëmijët e saj të tjerë në Corrientes, të Argjentinës.

Autopsia e dy v iktimave tragjike është ende duke u zhvilluar edhe pse h etimet nuk tregonin shenja d hune.

Besohet se nëna ka v dekur nga një atak i hipertensionit, duke rënë e shtypur për v dekje te bijën, të cilën po e ushqente me gji.  Tensioni i lartë në rastet e zgjatura mund të jetë fatal duke shkaktuar ishemi ose atak kardiak.

Bashkëshorti i gruas, babai i vajzës, ishte përpjekur të kontaktonte, por pas disa tentativash në telefon u përgjigj djali i tyre tre-vjeçar që i tha se ato “ende po flejnë”.

Vajza e madhe e çiftit ishte në shtëpinë e gjyshes. Kur Ojeda nuk erdhi për të marrë vajzën e saj familjarët nisën të telefononin por nuk merrnin përgjigje. Rrjeti vendas Telecinco, tha se Gabriel kuptoi se diçka nuk shkonte dhe kur shkoi në shtëpi gjeti gruan dhe bijën dy muajshe të vdekura në krevat. Policia tha se po h eton ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: