Kuriozitete

Tre shkencëtarë marrin Nobel në fizikë

Ata u vlerësuan për zbulimet e tyre në astronomi. Shkencëtarët James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz janë fituesit e çmimit Nobel në fizikë për vitin 2019. Ata janë vlerësuar për zbilimet e tyre në fushën e astronomisë. Këtë vit Nobeli në fizikë shpërblen të kuptuarit e ri të strukturës dhe historisë së universit dhe zbulimin e parë të një planeti në orbitë që rrotullohej rreth një ylli të ngjashëm me diellin jashtë sistemit tonë diellor.

Gjysma e çmimit ka shkuar për 84-vjeçarin kanadez James Peebles, për kontributin e tij në rrezatimin e sfondit kozmik, i njohur si jehona ‘Big Bang’ që i dha hapësirë universit. Lindur në Winnipeg në 1935, Peebes ka punuar në Universitetin amerikan të Princeton.

Gjysma tjetër e çmimit shkon për dy zviceranët Michel Mayor e Didier Queloz për zbulimin e planeteve të para jashtë sistemit diellor. Mayor, 77 vjeç, ka lindur në Lozanë në 1942 dhe ka dhënë mësim në Universitetin e Gjenevës. Kurse kolegu i tij Didier Queloz e ka ndarë karrierën e tij akademike mes Universitetit të Gjenevës dhe atij të Cambridge. Tre astrologët do të ndajnë shumën prej 9 milionë koronash suedeze ose 910 mijë Dollarë.Tv Klan

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button