Categories Kuriozitete

U martua me veten, gruaja “divorcohet” pas 24 orësh: Nuk duroj dot më!

Një grua që pretendon se është martuar me veten e saj, thotë se ka nisur procedurat e divorcit pa kaluar 24 orë në shoqërinë e vetvetes.

Sofi Maure bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, pasi në instagramin e saj me 500 mijë ndjekës, u shfaq e veshur me vello dhe deklaroi se do të martohej me veten.

Ajo madje porositi edhe një tortë gjigante, për të celebruar këtë moment të rëndësishëm. Megjithatë shumë nga ndjekësit iu kundërvunë duke thënë gjithçka që bënte ishte për vëmendje.

“Çfarë s’bën për klikime dhe për pak vëmendje”, i shkruajti një ndjekës, megjithatë të tjerë e mbështetën vendimin e saj.

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Vendosa vellon dhe bleva një tortë, do martohem me veten”, shkruajti ajo.

Por duket se lumturia nuk ka zgjatur shumë. Pa kaluar 24 orë, 25-vjeçarja bëri një postim të dytë.

“Përditësim: Kam një ditë e martuar dhe s’po duroj dot më! Po shikoj mundësinë e divorcit”, shkroi Sofi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Hënë, 8 Prill 2024

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 3 prill 2024

Dashi Stresi që keni përjetuar së fundmi, nuk do ju lërë të qetë as gjatë…

LEXO ME SHUME