Categories Bota, Kuriozitete

U mjekuan me ilaçet e gab uara, fëmijëve u shfaqet ‘sindroma ujk’

Një numër fëmijësh në Spanjë kanë pasur rritje anormale të flokëve të ngjashme me “sindromën ujk” pas mjekimit me ilaçe të gabuara. 17 raste janë raportuar në Cantabria, València dhe Granada. Simptomat u zhvilluan tek fëmijët pasi morën ilaç për stomakun që përmbante përbërës për trajtimin e alopecisë, mungesën e flokëve. “Balli, faqet, krahët, këmbët dhe duart e djalit tim janë mbushur me flokë, është shumë e frikshme,”-tha një nënë.

Ilaçi që përmbante minoxidil, një përbërës që stimulon rritjen e flokëve, ishte shpërndarë nga një kompani farmaceutike në rajonin Malaga të Spanjës. Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Spanjës tha se një pjesë e ilaçeve ishin etiketuar gabimisht dhe ishin përzier me ilaçin minoxidil.

Qendra e shpërndarjes së kompanisë farmaceutike është mbyllur ndërsa hetimi vazhdon. Simptomat e fëmijëve pritet të përmirësohen brenda disa javësh pasi flokët e tepërt ti bien.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME