fbpx
Kuriozitete

Vetëm 16 vjeç por dukej si 60, pas operacionit vajzës i ndryshoi jeta rrënjësisht

Një vajzë adoleshente me një sëmundje të rrallë që dukej si një 60-vjeçare ka kryer disa operacione të financuara nga të huajt. Xiaofeng, 15 vjeç vuante nga sindroma Hutchinson-Gilford Progeria, e cila u trashëgua nga nëna e saj. Raportohet se ka prekur vetëm lëkurën e saj jo organet e saj, gjithashtu ajo bën që lëkura të plaket shumë më shpejt se normalja.

Që në moshën 6 vjeç ajo filloi të ndiente ndryshime në lëkurën e saj. Gjendja e vajzës u bë e famshme në zonën ku ajo jetonte dhe u nisën të mblidheshin fonde, falë fushatave të shumta që u bënë për të. Ky rast i ra në vesh edhe drejtorit të spitalit Kirurgjik Plastik Shenyang Sunline, i cili pranoi që ta ndihmojë vajzën dhe ta bëjë atë të bukur si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Pas vizitave të shumta, spitali shtoi se adoleshentja “ka të njëjtën zemër të re, ëndrra, bukuri dhe jetë si vajzat e zakonshme, por fatkeqësia e saj ka bërë që ajo të vuajë nga plakja e rrallë e parakohshme”.

Spitali i bëri ulje rreth 70% të shpenzimeve prej 500,000 RMB (55,560 £)  që u bënë për këto operacione dhe pjesa tjetër u pagua nga fondet që u mblodhën për të. Spitali tha para-operacionit: “I gjithë operacioni përfshin përtëritje të fytyrës dhe korrigjimin e deformimit të hundës, ngritjen e vetullave të ndihmuara nga endoskopi, ngritësin e mesëm dhe të poshtëm, korrigjimin e relaksimit të qafës, rindërtimin e ligamenteve artificiale, plakjen mikro-orale, etj”.

Xiaofeng para se të futej në operacion është shpehur në media se kjo fytyrë e ka futur nën një presion të madh ndër vite. “Unë dua të përmirësohem shpejt dhe atëherë do të studioj mjekësinë dhe do të bëj diçka [për] shoqërinë”.Kështu, më 29 dhjetor, Xiaofeng u fut në operim dhe që nga periudha e saj e rikuperimit pas operacionit, ajo është “mahnitur” nga rezultatet.

Ajo u tha mediave lokale: “Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan. Faleminderit z. Guo dhe gjithë stafit të spitalit që më dhanë një të ardhme të re.” Prindërit e saj nuk mund ta besonin kur personeli zbuloi fytyrën e vajzës së tyre, ata shpërthyen në lot. Babai i saj tha: “Ky fëmijë është thjesht një person tjetër dhe unë nuk mund ta njoh atë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button