Kjo video është filmuar nga një peshkatar i Vlorës ditën e dielë ndërsa hidhte rrjetat për peshkim. Ishte ora 08:00 e mëngjesit pranë shpellës së Haxhi Alisë, kur ky delfin u shfaq nga deti dhe dhuroi spektakël. Moti i mirë të dielën e kaluar ka bërë që këto specie të dalin në gji. Është paksa e vështirë që në ditë të ftohta delfinët të rrinë në cekëtinë e detit duke përshëndetur peshkatarët dhe turistët.
Categories
Kuriozitete