Kuriozitete

VIDEO/ “Jeni të gjithë në rrezik”! Gruaja gjysmë e zhveshur kërkon të marrë kontrollin e avionit

Një fluturim i Aeroflot nga Stavropol në Moskë u përfshi nga sjellja e një gruaje që u përpoq të hynte në kabinë duke bërtitur se të gjithë pasagjerët ishin në rrezik.

Në videon e postuar në Tëitter, gruaja , e identifikuar si Olga, shihet duke folur me stjuardesat të cilat po përpiqen ta qetësojnë dhe ta ndalojnë.

Sipas raportimeve, fillimisht gruaja u pa teksa pinte duhan në tualetet e avionit dhe një nga stjuardesat i tërhoqi vëmendjen.

Pikërisht atëherë gruaja “shpërtheu” teksa filloi të bërtiste dhe të përplaste derën e kabinës duke pretenduar se pasagjerët ishin në rrezik dhe për këtë arsye ajo duhej të merrte kontrollin e avionit.

Falë ndërhyrjes së pasagjerëve, gruaja tashmë gjysmë e zhveshur u vu nën kontroll dhe iu vendosën pranga plastike për pjesën e mbetur të fluturimit.

Në fakt, një mjek që ishte në fluturim dyshohet se ka kontribuar në menaxhimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close