fbpx
Kuriozitete

VIDEO/ Katie bëhet gati të bëj video në Tik Tok, ajo që i thotë vajza e saj 2 vjeçare do ju lërë pa fjalë

Një nënë u gjend para një momenti shokues kur vajza e saj dyvjeçare e quajti atë një ‘humbëse’ gjatë filmimit të një videoje në TikTok. Sipas mediave të huaja, Katie Carr, 44, nga Fleet Hampshire, Angli, kishte vendosur telefonin e saj në mënyrë që të filmonte një video të saj në platformën e mediave sociale kur vajza e saj Honey e pyeti se çfarë po bënte. Dhe duke mos i lënë përshtypje përgjigja që mori nga nëna e saj, vajza e vogël u përgjigj: ‘O zot, ti je një humbëse’. Gjatë videos, zonja Carr e ka telefonin të pozicionuar në një tavolinë në kuzhinë kur ajo ndërpritet nga vajza e saj e vogël e cila pyet: ‘Mami, çfarë po bën?’

Zonja Carr më pas i shpjegon vajzës së saj: ‘Thjesht duke bërë një video të TikTok?’ Sidoqoftë, vetëm disa sekonda më pas, Honey qesh dhe i thotë nënës së saj: ‘O zot, ti je një humbëse’. Zonja e tronditur Carr ka mbetur me gojë hapur ndërsa ajo kthen shikimin kah kamera dhe fik regjistrimin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button