fbpx
Kuriozitete

VIDEO/ Lind dhia me fytyrë njeriu, njerëzit e konsiderojnë si “e dërguara e Zotit”

Një mutacion gjenetik ka shkaktuar shumë zhurmë në mediat botërore. Një dhi e lindur në fshatin Nimodia në periferi të Jaipur, Rajasthan në Indi ka tërhequr vëmendjen, pasi kafsha zotëron tipare identike me ato të njeriut. Në videon e publikuar nga pronari i saj, Mukashji Prajapap, dhia e zezë ka një fytyrë të çuditshme, me sy dhe gojë të ngjashme me atë të njeriut. Karakteristika që nga populli indian është konsideruar se dhia është “e dërguara e Zotit” për ta.

Kjo besohet se ka ndodhur pas një defekti kongjenital të rrallë, të quajtur si Cyclopia, i cili zakonisht bën që të formohet një sy i vetëm në ballë. Dhia është kafshë e shenjtë në Indi, pavarësisht se Hinduizmi konsideron lopën, majmunin, gjarprin, elefantin dhe tigrin si pesë kafshën e tyre më të shenjta.

Sidoqoftë, dhitë janë emëruar në një pjesë të teksteve fetare Vedas, Hindu, si një kafshë me rëndësi. Por ky nuk është rasti i parë që një dhi lind me strukturën e fytyrës së një njeriu. Diçka e tillë ndodhi edhe në vitin 2017, ku kafsha kishte hundë dhe buzë delikate si të një njeriu normal.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button