Categories Kuriozitete

VIDEO/ Në shtëpinë e majmunit Çika Lena në Gjakovë, ku baba Hysni i vë edhe pampersa

Qëndrimi i saj tregon shumë. Është pak e pabesueshme që një kafshë e tillë të kuptojë çdo gjë që i thuhet. Madje, kësaj kafshe pronari i ka vënë edhe një emër. Çika Lena, është emri i saj.

Ndonëse kafshë e paparë deri më sot në Kosovë, duket se Lena është adaptuar mjaft mirë në shtëpinë e re. Me entuziazëm, Hysni Rexhaj, tregon jetesën me këtë kafshë. Ai rrëfen se kujdesi ndaj saj është sikurse ndajë një fëmije.

Nga ndërrimi i pampersave, qëndrimi brenda në shtëpi e deri te ushqimi i saj, janë disa nga gjërat që të tregojnë se kjo është ndryshe nga të tjerët. “Kjo i ka 9 vjeç. Ditën e parë që e kam marrë e kam nxjerrë në qytet edhe i kam dhënë trileçe për të ngrënë. Kjo është Çika Lena. Pesë deri në 6 here iaa ndërroj pampersat. Mollët, bananet e  mandarinat i ka me shumë dëshirë”.

E Çika Lena duket se është ambientuar mjaft mirë me jetesën e kësaj familje. Ajo ka filluar të veshë edhe rroba. Afërsia mes pronarit dhe kësaj kafshe është mjaft e madhe. E vetmja çka i mungon Çika Lenës është komunikimi.

“Në mbrëmje kur vij, kjo vjen më rrin mbi krye edhe më ledhaton. Ka fillua me u adaptua edhe me veshje të rrobave. Çkado që i flas e kupton”, thotë ai. E ndonëse brenda shtëpisë së Rexhajt, hapësirë ka vetëm për Çika Lenën, jashtë është një botë në vete. Kafshë e shpezë të ndryshme,  të dërgojnë në një “botë” tjetër nga ajo që kemi parë deri tesh.

“Vetëm dhuntia dhe dashuria ndaj kafshëve më ka bërë që këtë  pasion ta shndërroj në një kopsht zoologjik”, vazhdon rrëfimin Rexhaj. “Ky oshtë “kopsht zoologjik” ka shumë raca dhe të ardhura prej vendeve të ndryshme”. Duket se fshati Hilë e Gjakovës,  tashmë është kthyer në një atraksion turistik./V.Selimi/Arbresh.info/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME