
Çdo vit, si rezultat i shpyllëzimit për vaj të palmave, rreth 6,000 orangutangë vriten në Indonezi.
Orangutangët dhe kafshët e tjera detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe kjo gjë ka shqetësuar aktivistët për të drejtat e kafshëve.
Kjo u bë edhe më e dukshme kur një organizatë filmoi momentin kur një orangutang përpiqet të ndalojë ekskavatorin që po prish pyllin ku ai jeton.
Siç raporton Independent, videoja ishte bërë më 2013 por u publikua pikërisht tani. Videoja e shkurtër tregon orangutangun e nervozuar i cili varet në drejtim të eskavatorit, i cili po shkatërronte shtëpinë e tij në pyllin Sungai Putri, në Borneo, Indonezi.