fbpx
Kuriozitete

Video/ Për të bindur shefin që e ka bërë punën siç duhet, sanitarja pi ujë nga tualeti

Një video e bërë virale në internet  ka shkaktuar një debat të madh në Kinë. Në pamjet e videos vihet re një grua e cila punon për një kompani pastrimi, e cila pi ujë nga tualeti ku ka pastruar. Gruaja e ka bërë këtë veprim për të bindur firmën që e ka bërë punën siç duhet.

Në video shihet se si sanitarja merr ujë nga tualeti dhe e pi atë me një gotë të vogël plastike. Ajo shpjegoi më pas se kjo është një mënyrë për të inkurajuar veten që të punojë gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, kompania e ka vlerësuar atë si një punonjëse shembullore.

Kjo video solli një debat të gjerë në rrjetet sociale. Disa shpreheshin se nuk është etike që kompania e pastrimit të promovojë sjellje të tillë gjatë pandemisë së Covid-19. Një tjetër shprehej se shefat e kompanisë duhet të kishin bërë të njëjtin veprim. Shumica e komentuesve ishin të mendimit se ky ishte një veprim fyes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button