fbpx
BotaKuriozitete

Video/ Qytetari hakmerret ndaj qeverisë, futet në supermarket vetëm me të brendshme dhe maskë…

Një nga “armët” më të fuqishme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është konsideruar maska mbrojtëse. Për këtë arsye shumë vende po inkurajojnë njerëzit që t’i përdorin ato sa më shumë të munden, për të larguar përfundimisht nga jetët tona virusin COVID-19.

Por ka shumë persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit dhe injorojnë sistematikisht urdhrat e qeverisë. Një ndër to është dhe 33-vjeçari Chris Noden nga Uellsi. Ai u fut për të blerë në një supermarket, i veshur vetëm me të brendshme, por ama nuk kishte harruar maskën në fytyrë.

Ai u ndalua nga stafi i sigurisë teksa përpiqej të fuste karrocën me produkte në dyqanin Tesco në Newport. Për këtë veprim, kundërshtoi gruaja e tij, Dawn.

“Tani rrobat nuk janë thelbësore. Politika juaj e dyqaneve thotë se rrobat nuk janë thelbësore. Lëreni të futet për të blerë disa rroba. Por një roje sigurie thotë: “Ai nuk është veshur siç duhet. Nuk mund të vini të veshur ashtu”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button