Categories Kuriozitete

Zbulimi që do i habisë të gjithë vjen nga Italia

E gjithë bota është në “luftë” të hapur kundër plastikës që po ndot oqeanet dhe jo vetëm. Kjo luftë është bërë aq e ashpër sa McDonald’s hoqi nga qarkullimi pipat plastikë për t’i zëvendësuar me letër. Por nga Italia na vjen një zgjidhje gjeniale. Me sa duket çelësi janë “pipat” që në fakt janë makarona. Nuk ndotin ambientin dhe mbi të gjitha janë bio.

Kjo metodë po aplikohet nga baret në Itali që kanë zgjedhur që pijet që ua shërbejnë klientëve t’ua servirin së bashku me “makaronat”. Makaronat janë një zgjedhje shumë e mirë, zgjasin deri në një orë, mjafton që mos i përdorim në pije të ngrohta si për shembull çaji ose kafja.

Gjithashtu janë pa asnjë lloj shije dhe pasi ke mbaruar punë mund të hidhen në koshin e plehrave. Me sa duket edhe klientët e kanë pritur mjaft mirë këtë risi e cila siç duket nuk i bezdis. Me sa duket makaronat po japin ndihmën e tyre në luftën kundër ndotjes së ambientit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 17 Prill 2024

Dashi Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

VIDEO/ Familja kërkon me dron qenin në pyll, habiten kur zbulojnë se jetonte me arinjtë

Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 13 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 9 Prill 2024

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për…

LEXO ME SHUME