Kuriozitete

Zbulohet madhësia e peshkaqenit prehistorik

Një studim i ri ka zbuluar madhësinë e peshkaqenit legjendar Megalodon, përfshirë pendët që janë aq të mëdha sa një njeri i rritur. Megalodonët, që jetuan rreth 3 milionë vjet më parë ishin mbi dyfishi i gjatësisë së peshkaqenit të bardhë, me më shumë se 6 metra.

Fosilet e Megalodonit janë kryesisht dhëmbë trekëndësh prerës, më të mëdhenj se dora e njeriut. Studiuesit nga Universiteti Sëansea dhe Bristolit përdorën një numër metodash matematikore për të përcaktuar madhësinë dhe përmasat e këtij përbindëshi, duke bërë krahasime me një larmi krijesash të ngjashme me Megalodon.

Rezultatet sugjerojnë se megalodoni kishte gjatësi prej 16 metrash me një kokë 4.65 metra të gjatë, një pendë afërsisht 1.62 metra dhe një bisht rreth 3.85 metra. Rindërtimi i madhësisë së pjesëve të trupit përfaqëson një hap themelor drejt fiziologjisë së këtij gjigandi, dhe faktorëve të brendshëm që mund ta kenë bërë atë të prirur për zhdukje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close