Categories Kuriozitete

Zbulon çfarë ju acaron më shumë në varësi të shenjës së horoskopit

E keni vënë re se sa ndryshe reagojnë njerëzit ndaj situatave të njëjta? Kjo ndodh për shkak se çdo shenjë astrologjike ka një eksperiencë jetësore, që thjesht nuk e përballon dot…

Dashi: Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është mankth për njerëzit e shënjës së dashit. Rradhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë.

Demi: Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.

Binjakët: Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.

Gaforrja: Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.

Luani: Të mos iu dalë diçka si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.

Virgjëresha: Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.

Peshorja: Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

Akrepi: Pabesia. Një partner që tradhëton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhëtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

Shigjetari: Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

Bricjapi: Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

Ujori: Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopësht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.

Peshqit: Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim iu shkakton atyre ankth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, vera e vitit 1944 përbëjnë apogjeun e barbarisë greke, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri, është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024

Dashi Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që…

LEXO ME SHUME