Categories Kuriozitete

Zgjohet çdo ditë duke menduar se është 11 qershor, i rikthehet kujtesa çdo 2 orë

Jeta e një 17-vjeçarje ndryshoi pasi ajo pësoi një aksident të rëndë. Adoleshentja Riley Horner nga Illinois zgjohet çdo ditë duke menduar se është data 11 qershor, dita kur u godit aksidentalisht në kokë.

Goditja traumatike bëri që ajo të pësonte tronditje të shumta, të cilat e kanë lënë trurin pjesërisht të dëmtuar dhe kujtesa e saj rikthehet çdo dy orë duke e lënë të tmerruar. “Jam shumë e hutuar. Mundohem të mendoj përsëri dhe nuk mundem…”, tha ajo për mediat lokale.

Nëna e saj thotë se mjekët deri tani thonë se nga ana mjekësore nuk ka asgjë të keqe. “Ata na thonë se nuk ka asgjë të keqe nga ana mjekësore. Ata nuk mund të shohin asgjë. Nuk ka rrjedhje të trurit, nuk ka tumor”, tha e ëma e adoleshentes.

Vetë vajza tregon se edhe intervistën që ka dhënë, në darkë nuk do ta kujtojë dot. Riley vendos alarmin për çdo dy orë në mënyrë që të mund të kujdeset për ato që ka harruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME