Kuzhina

Ballakume Elbasani nga zonja Vjollca

Ballakume Elbasani, Përbërësit:

250 gr gjalp ( I tretur)

250 gr sheqer

4 vezë ( të freskëta)

1 lëvozhg finjë ose 1 lugë gjelle qumësht

500 gr miell misri

Përgatitja: Ngrohim furrën në temperaturën 170 gradë Celsius. Në një enë bakri ose qelqi vendosim gjalpin e tretur ( gjalpi duhet të jetë I stazhonuar). Shtojmë sheqerin duhet të jetë sa më I imët) dhe e përziejmë mundësisht në të njëjtin drejtim ) pa ndërprerje deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vezët njëra pas tjetrës me një interval 5 minuta nga njëra tjetra kur shohim që veza është asimiluar mirë me sheqerin me gjalp. Pasi përfundojmë vezët shtojmë 1 lugë gjelle finjë në mungesë të saj qumësht të vakët ( temperaturë ambienti) vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë duar duar miellin e misrit duke përzjerë pandërprerje deri sa na formohet një brumë I mirë. Në një tepsi shtojmë letër pjekje dhe lugë lugë vendosim larg njëra tjetrës brumin e ballakumeve ( nuk I japim formë( dhe I pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 170 gradë Celsius për 25 minuta).

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: