Kuzhina

Biftek gici me patate në furrë nga zonja Vjollca

Biftek gici me patate në furrë

Përbërësit:500 gr biftek gici, kripë dhe piper të zi, 1 lugë gjelle mustardë, 1 qepë e kuqe ( mesatare), 1 kg patate ( të prerë në feta si portokall) kripë, piper rozmarinë ( 1 lugë kafe) 200 gr djath pice, 200 gr krem pana, 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja: Biftekët të prerë I shtypim pak me çekiçi dhe I marinojmë me kripë, piper të zi. Lyejmë tavën me 1 lugë gjelle vaj dhe shtrojmë si bazë në të bifektekët e marinuar duke mbuluar të gjtihë sipërfaqen e tavës. Me ndihmën e një furçe lyejmë të gjithë sipërfaqen e sipërme të biftekëve me 1 lugë gjelle mustardë, pra një shtresë e hollë.

Presim në fije të holla qepën dhe e përhapim mbi gjithë sipërfaqen e mishit të lyer me mustardë. Patatet I qërojmë dhe I presim si feta portokalli dhe  mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës, I përkatim ato me pak kripë dhe 1 lugë kafe rozmarinë. Mbulojmë patatet me djath të grirë në rende trashë e në fund shpërndajmë 200 ml pana. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 60 minuta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: