Kuzhina

Biskota festive si të gjyshes

Biskota festive si të gjyshes

Përbërësit:

200 gr rikota

100 gr gjalp

1 pako sheqer vanilje

1 vezë

300 gr miell

1 lugë kafe pluhur pjekës

100 gr sheqer (kokërr imët)

Përgatitja:

Vendosim në një mikser 200 gr rikota, 100 gr gjalp ambienti, 1 pako sheqer vanilje dhe një vezë. Të gjithë këta përbërës i përziejmë së bashku derisa të na formohet një masë e lidhur homogjene kremoze. E transferojmë këtë masë kremoze në një tas. Shtojmë fillimisht gjysmën e miellit, 150 gr, një lugë kafe pluhur pjekës dhe i përziejmë me lugë druri, shohim kosistencën dhe më pas shtojmë miellin e mbetur duke lënë një lugë gjelle. (E shtojmë miellin pak nga pak pasi brumi duhet të formohët njësoj si brumi i byrekut nga fortësia. E punojmë brumin me dorë derisa brumi të jetë i plotë. E vendosim në një tas, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Pas 30 minutave marrim brumin, nuk e ngjeshim, por e ndajmë në dy pjesë. Me secilën hapim një petë të trashë 2 cm me ndihmën e një gote, duke e ngjeshur atë në brum (petë) me kokë poshtë, duke formuar rradhë me diametër 6-8 cm. Vendosim sheqerin në një pjatë të hapur. Ngjeshim rrathët e brumit në sheqer duke sheqerosur njërën anë të rrethit. E palosim rrethin nga ana e sheqerit duke formuar një gjysmë rreth. Ngjeshim përsëri gjysmën e palosur nga njëra anë dhe e lyejmë me sheqer. Përsëri e palosim nga ana e sheqerit dhe na formohet ¼ e rrethit të palosur. E lyejmë përsëri 1.4 e palosur nga njëra anë dhe më pas e vendosim në një tepsi me letër pjekje. Kështu vazhdojmë dhe me rrathët e tjerë të brumit. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20 minuta. I servirim me çaj ose me kafe.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close