Kuzhina

Biskotat e Fatit me Fara Lini

Për përgatitjen e këtyre biskotave na nevojiten:
2 lugë lugë fara lini
10 lugë ujë të ftohtë
1 filxhan miell integral
1 e 1⁄2 filxhan sheqer pluhur ose sheqer kaf
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
lëkura e gjysëm limoni e grirë
pakëz kripë himalaje
Pergatitja:
Si fillim marrim një letër dhe e ndajmë në copa duke shkruar fraza të ndryshme/citate/urime, duke i palosur sa më të vogla në mënyrë që të mund të vendosen me lehtësi në brendësi të biskotave, përgatisim biskotat duke grirë farat e linit, i shtojmë ujin e ftohtë dhe e miksojmë për rreth 1 min, derisa të fitojmë një brumë kremoz. Shtojmë miellin, sheqerin, vajin, lëkurën e limonit dhe kripën, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit, shtrojmë letër kuzhine për pjekje mbi një tepsi dhe me një lugë të madhe, hedhim brumin e formuar mbi letër dhe i pjekim në 180° për rreth 10 min. I heqim shpejt dhe me kujdes, pasi janë shumë delikate duke vendosur sipër letrat me mesazhe, i mbyllini dy herë në forme trekëndore. Vendosim biskotat nëpër format e muffins dhe i vendosim sërish në pjekje për rreth 10 min të tjera, pasi kanë marrë një ngjyrë të artë, i heqim nga pjekja dhe i shërbejmë.

Perberesit i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi Organic Market

Fotografia e Kompania Neranxi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: