Kuzhina

Burani me spinaq dhe mish

Burania është një nga gjellët më të gatuara në shtëpitë tona; mund të gatuhet me mish ose pa mish, por është një gjellë e shëndetshme për vlerat ushqimore që ka.

Përbërësit:

  •      200 gr mish viçi
    •       500 gr spinaq
    •       80 gr oriz
    •       1 kokërr qepë (mesatare)
    •       6 qepë e njomë
    •       2 lugë gjelle vaj ulliri
    •       1 kokërr domate
    •       1 degë nenexhik
    •       kripë
    •       piper
    •       800 ml ujë.

Përgatitja:

Hidhni në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni mishin e prerë në copa, kripë dhe piper dhe lërini të skuqen copat e mishit.
Kur të kenë marrë ngjyrë, shtoni qepën dhe lëreni 5-7 minuta të gatuhet me mishin.
Më pas shtoni qepën e njomë dhe orizin, kavërdisni mirë përbërësit dhe lërini të marrin pak ngjyrë.
Shtoni domaten e qëruar dhe të prerë në kubikë dhe më pas ujin që burania të zihet.
Pasi të ketë marrë valë, kontrollojeni për kripë.
Pasi të jetë trashur gjella, shtoni në minutat e fundit të gatimit spinaqin dhe nenexhikun që të mos humbasin ngjyrën dhe shijen.Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close