Categories Kuzhina

Byrek me 3 kulaçka

Byrek me 3 kulaçka

Përbërësit:

Brumi

1 gotë ujë i vakët

1 gotë qumësht i ngrohtë

1 lugë gjelle maja e thatë

1 lugë çaji kripë

4.5-5 gota miell

Mbushja

300 gr djathë i bardhë

1/2tufë majdanoz i grirë hollë

125 gr gjalp

1/2 filxhan vaj Olim

Për lyerjen

1 e verdhë veze

Përgatitja: Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Thërmojmë djathin dhe e trazojmë mandanozin.

Më pas kur brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t’i japim formë dhe e presim vetëm në 3 kulaçë të mëdha. Hapim kulaçin e prerë, e lyejmë mirë e gjalpin e tretur me vaj dhe e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe e spërkatim me me djathin e thërrmuar.

Hapim petën e dytë po aq sa e para dhe e vendosim mbi djathin që shtruam në petën e parë. E lyejmë petën e dytë me gjalp në të gjithë sipërfaqen dhe përsëri shpërndajmë thërrime djathi. Fillojmë palosim petën e sipërme duke zënë 1/3 e sipërfaqes, pra në palosje të jenë formuar 3 shtresa horizontalisht. Lyejmë me yndyrë çdo palosje.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me petën e tretë. Marrim byrekun siç është I palosur dhe e vendosim në qendër të një tepsie katrore, ku kemi vendosur letër pjekje. E hapim në të gjithë sipërfaqen duke e ngjeshur me pëllëmbën e dorës, derisa të zërë komplet sipërfaqen e tepsisë. Bëjmë disa vijëzime të holla në majën e thikës. Lyejmë sipërfaqen me vezë të trazuar me gjalp dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30 minuta. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME