Categories Kuzhina

Byrek me kungull të verdhë

Byrek me kungull të verdhë
Përbërësit: 1 pako peta ,1 kg tul kungull I verdhë, 150 gr gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj, 1 gotë qumësht, 120 gr sheqer,1 lugë gjelle miell, 3 vezë, 6-7 gjethe borzilok, pak kripë

Përgatitja: Grijmë kungullin në rende e spërkasim me pak kripë, e trazojmë dhe e lëmë 10-15 minuta të pushojë. E shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe më pas e kullojmë dhe e shtrydhim mirë.

Mbushja Vendosim kungullin në një tas dhe 3 lugë gjelle gjalp, sheqer, kripë, I përziejmë mirë dhe 1 lugë gjelle miell e përziejmë si dhe 1 gotë qumësht, vezët dhe I përziejmë përsëri. E lëmë mënjanë mbushjen, shtojmë dhe disa gjithe borzilok . Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shtojmë 2 peta I spërkasim me yndyrë, vendosim përsëri 2 peta dhe përsëri spërkasim me yndyrë. Vazhdojmë përsëri duke spërkatur cdo dy petë. Pasi të kemi spërkatur 6-7 petë nuk spërkatim më petën e 7. Shtojmë mbushjen dhe e mbulojmë me petë duke spërkatur përsëri cdo 2 petë. Në fund mbledhim anët e spërkasim byrekun dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të pushojë 20 minuta më pas e servirim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME