Categories Kuzhina

E hani përsheshin e gjelit? Por kujdes, ka disa gjëra që duhet ti dini, ja gabimet e mëdha që bëhen

Përsheshi me gjel deti është një nga recetat më të dashura të cilat përgatiten gjithmonë për darkën e ndërrimit të viteve. Përgatitja e tij në qytete të ndryshme të Shqipërisë, bëhet edhe me bukë misri. Shija e tij është fantastike dhe mund ta shoqëroni me të gjitha sallatat e tjera. Përveç mishit të gjelit të pjekur, përsheshi është perfekt me rosto, sallatën ruse, salcën e kosit, sallatën me turshi apo atë me perime të pjekura. Si çdo recetë edhe përgatitja e përsheshit ka truket e veta të cilat nisin që tek pjekja e kulaçit. Të gjitha sekretet, AgroWeb.org jua zbulon në këtë artikull.

Pjekja e Duhur e Kulaçit Kulaçi është një nga përbërësit kryesorë të përsheshit dhe si i tillë ai mban dhe peshën më të madhe të recetës.

AgroWeb.org ju sugjeron që të tregoni kujdes tek pjekja e tij por jo vetëm. Për të parë nëse kulaçi është pjekur siç duhet edhe brenda, bëni provën me thikën. Merrni një thikë dhe shponi mesin e kulaçit, nëse sipërfaqja e saj del e pastër atëherë brumi është pjekur. Pasi ta keni pjekur kulaçin duhet ta lini të ftohet. Kështu ai do të ketë kulluar siç duhet dhe brumi i tij nuk do të ngelet i mbledhur, por do të jetë poroz.

Skuqeni Kulaçin me Gjalpë

NJë hap shumë i rëndësishëm për përgatitjen e përsheshit është edhe skuqja e kulaçit. Pasi ta keni copëtuar kulaçin duhet ta skuqni patjetër me gjalpë të freskët. Sigurohuni që ta skuqni derisa kulaçi të marri një ngjyrë të artë. Kini kujdes të mos e digjni, ose ka lini të pa skuqur pasi ndryshe përsheshi nuk del siç duhet. Nëse e skuqni më shumë kulaçin, përsheshi do të mbetet i fortë dhe me shije jo të mirë. Nga ana tjetër nëse nuk e skuqni sa duhet përsheshi do të zbutet më shumë duke u bërë i ujshëm.

Gjalpi, Element Thelbësor  Ndonjëherë duke menduar se përsheshi do të marrë yndyrën e duhur nga lëngu i gjelit të detit, nuk i hedhim gjalpë aq sa duhet.

AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni pikërisht aq gjalpë sa ju përcakton receta. Gjalpi është përbërësi që mundëson skuqjen e duhur të kulaçit si dhe i jep shijen e mirë dhe aromën e fortë karakteristike.

Lëngu i Gjelit të Detit Pasi ta keni skuqur kulaçin, të keni shtuar petat dhe arrat është pjesa kur duhet t’i bashkoni me lëngun e gjelit të detit. Kini kujdes të mos e teproni me sasinë e tij pasi më pas përsheshi do të dalë i lëngshëm dhe do t’i ngjasojë qullit. Nga ana tjetër, nëse hidhni më pak lëng mishi, përsheshi nuk do të zbutet mirë, e do të ngelet i thatë dhe i fortë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME