Kuzhina

Ëmbëlsirë me banane dhe karamel

Ëmbëlsirë me banane dhe karamel

Përbërësit:

Salca  e karamelit:

200 gr sheqer

80 ml ujë

180 ml krem pane

30 gr gjalp

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

Baza:

150 gr biskota

100 gr gjalp

2-3 banane

Kremi:

200 ml krem pana

200 ml qumësht i kondensuar

Çokollatë e grirë për dekor

Përgatitja: Grijme biskotat dhe pasi tresim gjalpin e trazojmë me biskotat dhe e ndajmë në tasa duke e ngjeshur pak në fund.

Përgatisim salcën e karamelit, nxehim tiganin, shtojmë sheqerin dhe ujin dhe e lemë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë ngjyrë karamel të errët. Shtojmë panën pak nga pak dhe e përzejmë duke shtuar gjalpin dhe vaniljen. Pasi të valojë e largojmë nga zjarri.

Mbi bazën me biskota vendosim feta banane duke i mbuluar me salcë karameli. Mbushim tasin me kremin e rrahur dhe e spërkasim me çokollatë të shkrirë. Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në tepsi të vogël ose në tas zupi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button