fbpx
Kuzhina

Farma Sotira, alternativë dhe vlerë e shtuar në ofrimin e kulinarisë shqiptare

Farma Sotira, e ndodhur në rrugën kombëtare Leskovik-Ersekë është një tjetër shembull se si me punë dhe vendosmëri mund të krijohet një atraksion turistik në një zonë të bekuar me bukuri natyrore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot pamje nga  Farma Sotira, duke e cilësuar atë një alternativë dhe vlerë të shtuar, në ofrimin e kulinarisë shqiptare, shijes dhe eksperiencës shqip.

“Farma Sotira” është konceptuar për t’iu dhënë një kënaqësi dhe relaks, që vetëm natyra mund të ta ofrojë. Farma ofron akomodim në shtëpizat e drurit me të gjitha kushtet e nevojshme bashkëkohore dhe ushqimi bio i rritur në fermë dhe i përgatitur në praninë e vizitorëve. Çdo gjë e përgatitur me dru zjarri, në saç dhe zgarë.

Në këtë agroturizëm mund të shijoni verën dhe rakinë e përgatitur në mënyrë tradicionale, si dhe peshkun e freskët i cili do të kapet dhe përgatitet në praninë tuaj. Por mbi të gjitha vizitorët shijojnë pamjen të mrekullueshme që të ofron lugina që ndahet mes përmes nga rrjedha e burimit akull të ftohtë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button