Kuzhina

Kek me karrota

Kek me karrota

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

1 lugë gjelle lëkurë portokalli

50 ml lëng portokalli

120 ml vaj Olim

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1/2 lugë çaji sodë

Kripë

350 gr karrota ( të grira)

2 lugë gjelle rrush i thatë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, sheqerin dhe i përziejmë derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të rrisë volumin. Shtojmë lëkurën e portokallit dhe pak lëng portokalli dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar edhe vajin. Shtojmë tek tasi me miell pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe e përziejmë me miellin. Shtojmë pak nga pak miellin te veza dhe e përziejmë me lugë druri. Shtojmë karrotat e grira në rende dhe i përziejmë me brumin. Hedhim pak kripë dhe përsëri i përziejmë mirë. Brumin e hedhim në një tepsi keku me diametër 26×6 cm. Në fund shtojmë rrushin e thatë dhe e përziejmë me një stikandent me brumin. E vendosim tavën në furrë, në temperaturë 175 gradë Celsius, pë 50 minuta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button