Categories Kuzhina

Kek me miell misri dhe kos

Keku është simbol i butësisë dhe aromës së mirë e cila të sjell në mendje menjëherë ndonjë kujtim të dashur. Nëse ju pëlqen dhe juve t’i shoqëroni mëngjeset dhe pasditet tuaja me pak kafe apo çaj atëherë ky kek do të jetë doza e duhur e ëmbëlsisë. Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një prej këtyre recetave të shijshme. Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes dhe provojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit, 400 gr miell misri, 200 gr sheqer, 4 vezë, 350 gr kos pa yndyrë, 110 gr gjalpë, 12 gr pluhur për ëmbëlsira, 1 lëkurë limoni, Kripë

Përgatitja, Për të përgatitur recetën e kekut të butë me miell misri AgroWeb.org ju këshillon që të sitni miellin në një enë të thellë. Po aty shtoni pak kripë përzieni dhe lëreni mënjanë. Ndërkohë shkrini gjlapin në një tigan dhe në një tjetër enë shtoni vezët, lëkurën e grirë të një limoni duke i punuar me një rrahëse vezësh. Pak nga pak shtoni dhe sheqerin derisa për 5 minuta të fillojë të shkrijë dhe e gjithë masa të bëhet e njëtrajtëshme e shkumoze. Shtoni gjalpin duke përzier ërish me rrahës elektrik e më pas ulni pak shpejtësinë e tyre dhe shtoni miellin që sitët më parë.

Shtojeni me nga një lugë për çdo herë duke e alternuar edhe me nga një lugë kos. Kështu do të formohet brumi i trashë i kekut të cilin duket ta hidhni në një tavë pjekje me diametër 24 cm. Lyejeni tavën me pak gjalpë më parë dhe spërkateni me pak miell misri, më pas hidhni brumin e kekut. Futeni të piqet në furrë të parangrohut në temperaturë 179 gradë për 60 minuta. Kur të ketë marrë ngjyrë të artë, nxirreni nga furra lëreni të ftohet pak e më pas hiqnei nga tava dhe spërkateni me sheqer pluhur kekun tuaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME