Categories Kuzhina

Kujdes, këto ushqime nuk bën të ringrohen (Foto)

Studimet tregojnë se në disa raste, ushqimet që ngrohen bëjnë më shumë dëm sesa që bëjnë mirë. Përderisa disa ushqime humbasin vetitë ushqyese kur nxehen, të tjerat përmbajnë komponime që bëhen toksike nga ngrohja, transmeton portali arbresh.info

Kjo është arsyeja pse Agjensia e Standardeve të Ushqimit dhe Këshilli Evropian për Informimin e Ushqimit kanë bërë një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i ngrohni.

Pula

Pula është e pasur me proteina dhe kjo është një arsye pse nuk duhet ta ngrohni. Për shkak të ndryshimeve në strukturën e proteinave, pula që ngrohet për së dyti mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë proteina që mund të shkatërrohen lehtë nëse ringrohen. Edhe kërpurdha sikurse pula mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Orizi

Bakteriet që shkaktojnë helmim mund të gjenden në orizin e pa trajtuar. Kur gatuhet orizi, këto bakterie shkatërrohen, por por mbajtja e orizit të gatuar në temperaturën e dhomës mund të çojë në komponime të dëmshme që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Patatet

Ajo humb vetitë e saj kur nxehet dhe nëse ndodh mund të zhvillojë bakterie të quajtura Clostridium botulinum që shkaktojnë botulizëm,  një helmim i rrallë, por që kërcënon jetën.

Spinaqi dhe perimet tjera me gjethe

Spinaqi dhe perimet tjera me gjethe mund të përbajnë nivel të lartë të nitrateve, në varësi të vendit ku është rritur. Nitrati në vetvete është plotësisht i padëmshëm, por mund të shndërrohet në nitrite dhe më pas në nitrosamines, të cilat dihet se janë kanceroze. Edhe pse “Këshilli Evropian i Informacionit të Ushqimit” paralajmëroi se ngrohja e spinaqit ishte e rrezikshme, duket se ata tani po ndryshojnë mendje sepse një student pretendoi se ishte i padëmshëm dhe e vërtetoi argumentin e tij me arsyetim shkencor. Në çdo rast, spinaqi është shumë më i shijshëm kur e hani thjesht të gatuar, kështu që pa e ngrohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME