Kuzhina

Lakror me peta të gatshme

Përbërësit: 500 gr petë për pite, 500 gr spinaq, 250 gr djathë i freskët, 200 ml ajkë e thartë (shmant,pavllake) 100 margarinë, 100 ml vaj, 1 vezë, kripë

Përgatitja: Spinacin e pastrojme,grijmë dhe kriposim. Shtrydhim me duar që të lëshojë lëngun e tepërt Përziejmë me djathin, ajkën dhe vezën. Petët i shtrijmë në tavolinën e punës, përziejmë  vajin dhe margarinë të shkrirë. Në secilën petë hedhim nga mbushja me spinac, djath dhe vezë.

Petën e mbëshjellim në formë roleje dhe rolenë e mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe secilin byrek të rrumbullakët e hedhim në tespi të lyer me vaj. Përsipër e lyejmë me përzierjen e vajit dhe margarinës. Pjekim në 220 gradë për 30 minuta. Ju bëftë mirë!!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close