Categories Kuzhina

Lakror me pulë dhe oriz ( Tradita Çame) nga zonja Vjollca

Lakror me pulë dhe oriz ( Tradita Çame)

Brumi 400 gr miell ( Teuta), 200 ml ujë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, Kripë, Mbushja,1 pulë, 2 qepë,2 gota oriz ( Gold),1 filxhan çaji vaj,kripë dhe piper të zi,1 lugë çaji nenexhik,2 vezë,4 gota lëng nga pula e zierë

Përgatitja: Në një tepsi përziejmë përbërësit e brumit mielli, kripë, vaj, ujë dhe formojmë një brumë të lidhur e ndajmë në 3-4 kulaçë të plotë dhe e lëmë brumin të vijë mbuluar me picetën për 20-25 minuta.

Ndërkohë kaurdisim qepën sat ë zverdhet pak po ashtu dhe copat e pulës në një tigan tjetër I bashkojmë në një tenxhere shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejnë për 30 minuta dhe kripë. Ndërkohë shpëlajmë orizin dhe e lëmë 10-15 minuta në leujë të ngrohtë. Hapim petët 3 copë dhe I vendosim në një tepsi të lyer me vaj duke I spërkatur në cdo petë me vaj ulliri.

Kullojmë orizin e vendosim në një tas shtojmë në të 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe nenexhik. Shpërndajmë orizin në të gjtihë sipërfaqen dhe vendosim copat e pulës në formë rrethore në anët e tepsisë duke e lënë qëndroren vetëm me oriz, Mbulojmë copat e pulës me anët e petëve,spërkatim në sipërfaqe me vaj vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në 200 gradë Celsius për 5-7 minuta.

Më pas e nxjerrim nga furra dhe shtojmë 3 gota e gjysëm nga lëngu I pulës e vendosim tavën në furrë për 15 minuta e nxjerrim ëm pas ndërkohë kemi rrahur 2 vezë dhe ½ gotë lëng pule dhe e perziejmë me vezët, shtpjmë në qendër të lakrorit e vendpsim përsëri në furrë dhe për 15 minuta të tjera dhe gjtihcka gati për tu servirur.Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME