Kuzhina

Makarona me kos dhe spinaq në furrë

Makarona me kos dhe spinaq në furrë

Përbërësit: 500 gr makarona, 500 gr spinaq, 1 litër kos i lëngshëm, 300 ml qumësht,4 vezë,120 ml vaj kripë, arrëmoskat, piper të zi, 200 gr gjizë ose djath (alternative)

Përgatitja: Vendosim një tenxhere në zjarr me ujë të bollshëm. Vendosim makaronat dhe I ziejmë vetëm 4 minuta sa të zbuten pak. Në një tas rrahim vezët, vaj, kripë, arrëmoskat, piper të zi, kos, qumësht  I përzijmë të gjtiha së bashku. Spinaqin të pastruar e grijmë pak më hollë se zakonisht e përziejmë me përbërësit në tas. lyejmë tavën me yndyrë kullojmë makaronat dhe I nivelojmë në tavë. Shtojmë sipër përbërësit e përzierë në tas e nivelojmë mirë përsëri. Lagim një letër pjekje dhe embulojmë tavën. Shënim: Nëse dëshironi ta bëni me gjizë ose djath këto përbërës mund të vendosen tek makronat para se të shtojmë përbërësit e lëngshëm e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40 minuta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close