Categories Kuzhina

Musaka me lulelakër

Musaka me lulelakër

Përbërësit:

1 kg lulelakër

1 e 1/2 lugë gjelle miell

1 kokërr vezë

Kripë

Piper i zi

Arrëmoskat

100 gr djathë

Për kimën:

Vaj ulliri

500 gr mish i grirë viçi

1 qepë

2 thelpinj hudhra

1 lugë kafe piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle parmixhan

6-8 proshutë e papërpunuar krudo

Përgatitja: Ndajmë lulelakrën në boçe, e shpëlajmë dhe e vendosim në ujë të nxehtë me kripë për të valuar për 10 minuta. E kullojmë dhe e shtypim duke e bërë pure dhe e vendosim më pas në një tas. Shtojmë në tasin me lulelakër miellin, një kokërr vezë, kripë, piper i zi dhe arrëmoskat. E përziejmë lulelakrën dhe e vendosim si bazë në një tepsi. Grijmë djathin hollë dhe e mbulojmë komplet bazën me djathë.

Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kavardisim mishin e grirë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zverdhet pak. Shtojmë qepën dhe e përziejmë së bashku për 3 minuta, shtojmë hudhrat e grira imët, piperin e kuq, kripën, piperin e zi, i trazojmë duke vazhduar skuqjen. Mund t’I ndihmojmë herë pas here me pak ujë sa të mos ngjitet.

Kur mishi të jetë gatuar e shpërndajmë duke e niveluar mbi sipërfaqen e mbi sipërfaqen në tavën me lulelakër dhe djathë.

E spërkatim përsëri me djathë të grirë hollë. Shtojmë 40 gr gjalpë, 40 gr miell, 2 gota qumësht, përgatisim beshamelin si zakonisht dhe mbulojmë tavën në të gjithë sipërfaqen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME