Kuzhina

Një recet për bukë greke me ullinj

Përbërësit: – 500 g miell i bardhë;– 150 mililitra ujë;– 150 mililitra lëng portokalli;– 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira;– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;– 1 lugë e vogël lëng limoni;– 1 grusht ullinj të grirë imët;– 1 lugë e vogël kripë;– pak rigon apo rozmarinë;– pak vaj iliri.

Përgatitja:

Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën, erëzat dhe sodën e bikarbonatit.

Shtoni ujin, lëngun e portokallit, lëngun e.limonit dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Pastaj zhvendoseni brumin në tavolinë të punës në të cilën keni hedhur disa pika vaj ulliri.

Tëhollojeni bukën në trashësi deri në 2 centimetra dhe qiteni në tepsi të përshtatshme.

Shpojeni ..pak sipërfaqen e bukës me pirun dhe qitni pak vaj ulliri, pak rigon.

Piqeni në 180 ..gradë celsius rreth 30 minuta.

Kur buka të ftohet,shërbejeni. Burmi: /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close