Categories Kuzhina

Një recetë italiane që duhet ta provoni patjetër!

Makaronat dhe picat janë pjatat më të njohura në mbarë botën, dhe këto të dyja na erdhën nga Italia. Kuzhina tradicionale e këtij vendi me të vërtetë është unike dhe aq e mahnitshme sa që nuk mund të përfshihet në një artikullit të vetëm.

Ne ju sjellim recetë unike origjinale nga Italia të quajtur “Frittata”.

Frittata është një omlet tradicional Italian i përbërë nga perime dhe kackavall (rikota ose parmezan). Zakonisht ajo piqet së pari në tigan pastaj transferohet në furrë. Një mëngjes perfekt dhe i shijshëm!


Frittata, recetë origjinale italiane.

Përbërësit:

6 vezë;

¼ krem hopla;

6-7 domate qershi;

2-3 virshlle të vogla;

½ djath ricotta;

2 lugë gjelle vaj ulliri;

Kripë dhe piper;

Borzilok për dekorim.

Mënyra e përgatitjes:

1. Rrahni vezët së bashku me kremin, kripën dhe piperin. Përzini mirë.

2. Ngrohni tiganin, dhe shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. Piqni  virshllet në të dyja anët. Kur të jenë zbutur, ndani në copa me një lugë druri. Vazhdoni ti piqni deri sa të jenë gati.

3. Shtoni vajin e mbetur në tigan. Shtoni gjysmën e virshlleve të pjekura në fund, pastaj shtoni përzierjen e vezëve. Preni domatet qershi dhe shtoni ato së bashku me djathin ricotta përmbi. Pastaj shtoni virshllet e mbetura në krye.

4. Futeni frittata-n në furrë për 20-25 minuta.

5. Kur ajo të jetë gati, largojeni nga furra. Lëreni të ftohet për 5 minuta. Dekorojeni me borzilok dhe shërbejeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME