Categories Kuzhina

Njihuni me gatimet e Vlorës

Kuzhina e zonës së Vlorës është një kuzhine tipike e zonave malore por njëkohesisht dhe bregdetare. Në te perdoren prodhime të fresketa blegtorale te kopeve qe rriten neper malet buze detit, me barin e fresket dhe eren e detit. Vlora nuk ofron vetem gatime tradicionale labe, sepse duke qene se Vlora ka qene gjithnje e ndikuar nga Italia. Disa nga alternativat jane shijimi i ngjalave dhe peshkut ne Narte, gatimi i zogjve ne Panaja, mishi i pjekur ne hell ne Radhime, prodhimet e detit pergjate gjithe lokaleve te bregdetit ne zonen e Ujit te Ftohte dhe Triport.

Kuzhina vlonjate ofron jo vetem gatimet tradicionale te mishit te qengjit te pjekur ne hell, te zogjve ne saç, bretkosave te skares dhe, mbi te gjitha, ushqimin e fresket te detit. Lokalet dhe restorantet buze detit, hotelet me nje pamje te mrekullueshme jane vetem nje nga ofertat e shumta te Vlores
Jo me kot thone se :”Rruga e dashurise kalon permes stomakut” dhe, Vlora te ofron nje kuzhine qe lehtesisht te ben te dashurohesh me te.
Nder embelsirat, permendim kabunine vlonjate, e cila eshte mjaft e pelqyer nga te gjithe.
Nder embelsirat e tjera vlonjate, dallohet revania e mrekullueshme, e cila pregatitet me uje, niseshte, gjalp dhe vaj, arra, mjalte, veze dhe sheqer.
Disa nga pjatat karakteristike te kuzhines se Vlores jane:
Byreku: para se gjithash vlonjatet vleresojne ate me lakra, i quajtur ndryshe dhe lakror. Perberesit kryesor jane qumeshti i fresket, mielli, lakrat.
Tek këto gatime, një pjesë karakteristike për trevat e Vlorës, klientët e huaj vlerësojnë shijen të cilën nuk e ndeshin askund tjetër, cka bejne edhe dalimin mes popujeve te tjere fqinj.
“Më pëlqen mjaft mishi i pjekur i qengjit, aq më tepër kur e shoqëroj me rakinë tuaj”, thotë Andrea, një 32-vjeçar nga Frosinone (Itali), i cili ka mbërritur në Vlorë për të kaluar një javë në “këtë bregdet magjepsës”, siç shprehet ai. Gjatë qëndrimit të tij, ai preferon të konsumojë gatime tipike vendase dhe kuzhinën tradicionale shqiptare e vlerëson për shijen e saj. “Është pak e rëndë, por mjaft e shijshme”, shton Andrea.
Gjiza e deles, e freskët dhe kremoze është mjaft e shijshme dhe e veçantë”, thotë Mauricio një shtetas italian, përfaqësues i një organizate të huaj të njohur. Mes pjatave karakteristike të zonës së Vlorës veçohen tava me peshk, si dhe tava me ngjala, që ofrohet si një specialitet në lokalet në afërsi të fshatit Nartë. Ajo shoqërohet me verë të kuqe, apo të bardhë, e prodhuar nga vreshtat e këtij fshati..
Kosi: Ne Vlore prodhohet nje kos tradicional qe ndryshon nga Yogurt-i i prodhuar ne Europe dhe e vecanta e tij eshte se hahet vetem i fresket.
Harapashi: gatuhet me miell misri dhe te perbrendshmet e qengjit, djathe e gjalpe. Velkome Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME