Categories Kuzhina

“Noma” restoranti danez shpallet më i miri në botë (Foto)

Ushqimi dhe vendet që e servirin atë, vitet e fundit kanë marrë një rëndësi të shtuar. Konkurrenca për cilësinë dhe shërbimin më të mirë kanë arritur majat, duke bërë që pronarë të mëdhenj të investojnë në shuma marramendëse për këto biznese. E kur mendojmë në shkallë globale, sigurisht që është e vështirë të përcaktosh më të mirin, por këtë dilemë e ka zgjidhur konkursi i këtij viti, ku morën pjesë të gjitha industritë e restoranteve globale, sponsorizuar nga S.Pellegrino dhe Acqua Panna.

“Noma” u shpall restoranti numër 1 në botë, me kuzhinier danezin Rene Redzepi. Cilësohet si një ndër restorantet më të lakmuar në planet, që njihet për menutë e pafundme inovative e krejt të veçanta. I vendosur në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, “Noma” tashmë vlerësohet si kryeqendra e ngrënies.

Përgjatë 16 viteve ekzistencë ai është renditur 5 herë në krye të listës së 50 restoranteve më të mira në botë. Sigurisht që ky rezultat nuk është pak, ndaj jo më kot emrin e tij e mbajnë tre libra, dy filma të gjatë dhe një seri dokumentarësh. Por çfarë ka të veçantë ky restorant? Përse ka sfiduar mbarë botën?

“Noma” ofron tre menu në periudha të ndryshme të vitit, me sezonin e prodhimeve të detit nga janari deri në qershor, sezoni i perimeve gjatë verës dhe gjahu e pylli në dimër. Redzep dhe ekipi i tij punojnë si askush duke kërkuar përbërës të veçantë në natyrë, e duke i kthyer më pas në pjata të jashtëzakonshme, secila me emërtim unik dhe origjinal.

Kombinimet interesante nuk mund të numërohen por, mund të përmendim çmenduritë e mishit të ëmbël të gaforres servirur me bukë të sheshtë në formën e saj, vezë rose të egër me gjethe artichoke, turshi me arra, karkaleca me trëndafil dhe trumzë, brumbull me kokrra të kuqe hudhrash, torta me aromë trëndafili të servirura në trungje pemësh.

Përveç servirjes që është e rrallë, për kuzhinierin, pastërtia, thjeshtësi dhe freskia janë përbërësit që i vendos çdo pjate, kombinuar me disa teknika sekrete të marinimit e kriposjes , përdorimit të barërave e frutave të rrallë. Nuk mungojnë as recetat e peshkut nordik, mishit e perimeve të marinuara, të kompozuar në forma që huazohen drejt për së drejti nga natyra dhe e gjalla. Gjithsesi tabloja mbetet e pandryshuar. Perimet serviren me nuancat e verës, ushqimi I detit me ftohtësinë e dimrit, dhe mishi me ngjyrat e vjeshtës.

Por nuk është vetëm ushqimi që ka ndihmuar këtë restorant të arrijë majat, në ambientet e tij nuk mungon ngrohtësia dhe mikpritja e stafit. Që buzë rrugës e deri në kopshtet e serat që të shoqërojnë deri në hyrje të Numas, anëtarët e stafit ëmbëlsisht iu urojnë mirëseardhjen të gjithë klientëve në ambientet e tyre, ku këto të fundit dekorohen në varësi të stinëve. Para disa dekadash, Danimarka mund të mos e jepte besimin se do sillte revolucion në kuzhinën e lartë.

Sot, vendin e sanduiçeve dhe hot dogëve e kanë zënë restorantet si “Noma”, pasi bota konkurrohet jo vetëm nga një restorant danez por disa të tillë. Tani për tani, “Noma” mbetet mbreti i restoranteve, që po habit botën me menutë e larmishme që sjellin çdo gjë që ofron toka e deti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME