Categories Kuzhina

Patate me perime dhe vezë në furrë

Patate me perime dhe vezë në furrë

Përbërësit:

600 gr patate

2 kunguj

2 speca miks

1 kokërr qepë

2 qepë të njoma

3 thelpinj hudhra

200 gr proshutë pule

6 kokrra vezë

200 ml krem pana

Kripë dhe piper i zi

150 gr djathë

Përgatitja:

Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë për 20 minuta i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. Në një tigan me pak vaj kavardisim qepën, specat dhe kungullin në kubikë. I trazojmë derisa qepa të ulë volumin dhe i shtojmë në një tas ku i bashkojmë me patatet në kubikë. Shtojmë dhe proshutën në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët e plota, kripë, piper të zi, kremin pana. Nivelojmë perimet në tepsi i spërkasim me vezë dhe krem. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME