Categories Kuzhina

Peshk me qepë dhe domate në furrë nga zonja Vjollca

Peshk me qepë dhe domate në furrë

Përbërësit: 2 peshq kripë, piper të zi, lëng limoni, Pak miell për pudrosjen e peshkut 1/2 gotë verë të bardhë

Salca:  600 gr qepë të thata, 400 gr tul domate, 6 thelpinj hudhër, 2 gjethe dafinë, kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull,2 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja: Marinojmë peshkun me kripë, piper të zi, lëng limoni e lëmë mënjanë. Në një tiagn me vaj ulliri kaurdisim qepë të prerë në fiq  duke i vendosur herë pas here kapakun deri sa qepa të ulë volumin dhe të zbutet. Shtojmë tulin e domates duke I kaurdisur së bashku, hudhrat, dafinë, kripë, e lëmë të ziejë për 5-7 minuta. Ndërkohë në ujë tiganin tjetër vendosim pak vaj për skuqje thajmë peshkun dhe e pudrosim atë me pak miell dhe e skuqim lehtë, sa të zverdhet pak nga të dyja anët, e shuajmë në verë.Shtrojmë si bazë në një tepsi qepën, domaten gjysmë të gatuar rregullojmë shijen me 1 lugë gjelle uthull, piper të zi dhe mbi qepët me domate vendosim peshkun e spërkasim përsëri me pak verë dhe vaj ulliri, lëng limoni dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 20-25 minuta në fund e freskojmë me pak majdanoz të freskët nëse dëshironi. D.M./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME